Ulet numri i veprave penale në Manastir dhe rrethinë

Maqedonia

Ulet numri i veprave penale në Manastir dhe rrethinë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i krimeve të kryera në rrethin e Manastirit është ulur për 43 për qind. Ndërkohë që numri i kallëzimeve penale është rritur për 0.7 për qind, ndërsa efikasiteti në përqindje është rritur për 12 për qind.

Si rezultat i një sërë masash dhe aktivitetesh, SPB-Manastir ka arritur një efikasitet prej 47 për qind në fushën e zbulimit të autorëve, gjegjësisht kryerësve të veprave penale.

“Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 numri i përgjithshëm i krimeve të kryera në zonën e Manastirit në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rënie drastike dhe ka arritur në 723.

Rënie drastike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ka edhe tek vjedhjet e rënda. Në vitin 2022 janë shënuar 467 vjedhje të rënda, ndërsa në vitin 2023 vetëm 140”, thuhet në njoftimin e SPB-Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat