LSDM: OBRM-PDUKM është parti kriminale, ka përvetësuar 660 mijë euro për një projekt softuer

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM është parti kriminale, ka përvetësuar 660 mijë euro për një projekt softuer

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 14:03
LSDM

OBRM-PDUKM nuk është gjë tjetër veçse një parti kriminale që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Dëshmia e fundit për këtë është rasti i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila ka konstatuar parregullsi dhe tani rekomandon që shteti t’i kthejë paratë, tha Trajan Dimkovski – kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave në LSDM.

Siç informon Dimkovski, bëhet fjalë për projekt të vitit 2015 në vlerë prej 660.000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

“Në atë periudhë ministër në ministrinë përkatëse ishte Mihail Cvetkov, ndërsa kryeministër i asaj qeverie të udhëhequr nga OBRM-PDUKM ishte Nikolla Gruevski. Në atë qeveri, kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar për energjetikë”, akuzojnë nga LSDM

LSDM i bënë thirrje Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që të veprojë për këtë rast dhe përmes procedurës ligjore, gjyqësore të sanksionojë të gjithë ata që vërtetohet se janë fajtorë dhe më pas t’i kthejë paratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat