Partia e Izet Mexhitit siguron nënshkrimet për themelimin e Lëvizjes Demokratike

Maqedonia

Partia e Izet Mexhitit siguron nënshkrimet për themelimin e Lëvizjes Demokratike

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 17:13
Izet Mexhiti

Nga Lëvizja Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrim si parti politike në Regjistrin Qendror.

“Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur sot në zyret e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se mbledhja e nënshkrimeve ka qenë në afat rekord dhe janë siguruar për tre orë.

“Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijon regjistrimi i partisë, ndërsa më datën 13 Gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat