MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

Maqedonia

MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:36
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga kjo ministri u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëse ndodhen në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, në numrat e telefonit: +386 1 421 00 21; +386 41 544 222 ose në adresën elektronike: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat