KRRE: 120.000 amvisëri mund të kenë energji elektrike me termocentralet nga burimet e rinovueshme të energjisë

Maqedonia

KRRE: 120.000 amvisëri mund të kenë energji elektrike me termocentralet nga burimet e rinovueshme të energjisë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:40
KRRE

Termocentralet e reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme që janë ndërtuar në 19 muajt e fundit mund të plotësojnë nevojat për energji elektrike të afro 120.000 amvisërive, bëjnë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE).

Në periudhën nga janari 2022 deri në korrik 2023, KRRE ka lëshuar licenca për gjithsej 605 termocentrale me një kapacitet total të instaluar prej 316.4 megavat.

-“e këtë kapacitet të ri të instaluar që është vënë në funksion gjatë vitit dhe shtatë muajve të fundit, mund të plotësohen nevojat për energji elektrike të amvisërive me konsum mesatar prej 14 qyteteve nga vendi: Ohër, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Shën Nikollë, Resnjë, Dojran, Dibër, Vinicë, Strugë, Negotinë, Gjevgjeli dhe Veles. Bëhet fjalë për energji të gjelbër të pastër nga dielli, era, uji dhe biogazi, tha Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullatoe për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Në vitin 2022, siç shkruhet në kumtesën, KRRE ka lëshuar licenca për 267 termocentrale me fuqi të instaluar prej 152.2 megavat, ndërsa nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të korrikut, 338 termocentrale me fuqi të instaluar prej 164.2 megavat kanë fituar licenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat