Asnjë zjarr aktiv në territorin e RMV-së

Maqedonia

Asnjë zjarr aktiv në territorin e RMV-së

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me kriza ka njoftuar se mbi 50 zjarre janë vënë nën kontroll gjatë së shtunës dhe nuk është lënë përhapja e tyre falë interventim të shpejt të ekipeve.

Për shkak të motit me shi, nuk janë denocuar zjarre të reja gjatë orëve të fundit.

Në Shkup, ndër zjarret që shpërthyen të shtunën ishin në fshatin Straçinc, Orllanc, Vollkovë, zjarre këto ku u djeg bar I thatë dhe plehra.

Në Tetovë, rrugës për në Kodrër të diellit gjithashtu është denoncuar për zjare me intenstit të ulët, ndërsa në Manastir ka pasur të denoncuara më shumë se 10 zjarre të vogla.

Zjarre gjithashtu ka pasur edhe në rajonin e Kumanovës, Radovishit, Nagoriçanit të vjetër, Kriva Pallankës dhe Rankovcës. Në të gjitha lokacione QMK njoftoi se ka intervenuar në kohë dhe është bërë i mundur lokalizimi i zjarreve pa shkaktuar pasoja të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat