Struga përplot mërgimtarë e turistë

Maqedonia

Struga përplot mërgimtarë e turistë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Në kulmin e stinës së verës, qyteti i urave është përplot vizitorë.

Më të shumtët janë mërgimtarët struganë, të cilët pushimet vjetore i kalojnë rregullisht në vendlindje.

Ka edhe mysafirë nga Holanda, Polonia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Ata që merren me turizëm thonë se Struga ka potencial të madh dhe duhet të punohet në zhvillimin e turizmit alternativ.

“Strugën e mbushin mërgimtarët tanë të cilët pushimet vjetore i kalojnë në Strugë të cilët janë të rëndësishëm dhe sjellin të ardhura të ekonomisë lokale. Aktivitete e ardhshme që duhet të ndërmerren në Strugë është zhvillimi I turizmit alternativ”, tha Valentina Pereska, Agjencia e Turizmit.

Mërgimtarët lënë para të majme në vendlindje. Shpenzojnë shumë për dy ose tre javë pushime.

Harxhime? Sa të duash thuaj sa maltretime keni jo harxhime, harxhimet ua bimë ne mirëpo nuk e dimë përse ky është problem shumë i madh që këtu nuk zgjidhet.

E për të zgjatur sezonin turistik në Strugë është e nevojshme të punohet në zhvillimin e turizmit kulturor, duke organizuar më shumë manifestime.

“Ekzistojnë një numër i madh i mundësive turistike po nuk janë ende të shfrytëzuara. Të tillë janë turizmi malor dhe rural. Struga ka një potencial të mirë në këtë aspekt ka malin Jabllanicë dhe Karaorman, kemi edhe fshatra që janë të gjalla, shtoi Pereska.

Turistët nga Struga janë të kënaqur, por të gjithë pajtohen se duhet të punohet për zgjatjen e sezonit duke organizuar manifestime të ndryshme në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat