Taravari: Nuk ka gostivaras që nuk e viziton Rekën e Epërme

Maqedonia

Taravari: Nuk ka gostivaras që nuk e viziton Rekën e Epërme

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 18:19
Arben Taravari.

Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.

Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari.

Taravari tha se edhe komuna e Gostivarit ka kontribuar për manifestimin.

”Pr organizim të tillë vi herën e parë por kam qenë edhe disa herë tjera. Nuk ka gostivaras që nuk viziton Rekën e Epërme sepse ky rajon nuk i takon vetëm Gostivarit por edhe Mavrovë-Rostushë. Komuna e Gostivarit u mundua ta ndihmon këtë manifestim, shpresoj vitin tjetër të ketë edhe më shumë mysafir” – tha Taravari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat