Aksident në Ohër, ka disa të lënduar

Maqedonia

Aksident në Ohër, ka disa të lënduar

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Dje në orën 16 e 30 minuta në SPB Ohër është raportuar se në rrugën “Zheleznika” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Peugeot” me targa të Radovishit, i drejtuar nga 56-vjeçari D.K. nga Ohri dhe automjeti “Fiat Punto” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 50-vjeçari A.R. nga Ohri.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit “Fiat Punto”, J.R. (75) nga Ohri, të konstatuara në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër, njoftojnë nga MPB-ja

Lëndime të lehta trupore ka pësuar shoferi A.R. dhe dy bashkudhëtar të tij, G.R. (45) dhe një i mitur, të dy nga Ohri”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia nga SPB Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat