Babë e bir plagosen me armë zjarri në një dasmë në Ohër

Maqedonia

Babë e bir plagosen me armë zjarri në një dasmë në Ohër

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një baba dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në një dasmë dje në Ohër.

SPB Ohër njofton se dje në orën 13:00 është raportuar se në një dasmë në oborr në rrugën “Petrino”, banori i Ohrit K.B.(60), i cili ishte mysafir, ka qëlluar disa plumba nga një pistoletë e kalibrit “Zastava” 7.62 milimetra.

Në të njëjtën kohë, I.S.(39) Ohër dhe djali i tij i mitur kanë pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.

Punonjësit policorë nga SPB Ohër kanë kryer kontroll, ndërsa K.B. i kanë marrë një pistoletë tip “Zastava M57” 7.62 mm, një pistoletë “CZ 99”, një karabinë “Jugosllav Mauser”, një pushkë gjuetie “Bajkal” dhe lejen për armë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat