Pendarovski: Mbështetje për Slloveninë për t’u përballur me pasojat e përmbytjeve katastrofike

Maqedonia

Pendarovski: Mbështetje për Slloveninë për t’u përballur me pasojat e përmbytjeve katastrofike

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 20:48
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski, si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Armatës, i ka lëshuar urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës që të marrë masa për përgatitjen e kontingjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale dhe teknike që së shpejti do të dërgohen në Republikën e Sllovenisë për ndihmë në përballimin e pasojave të përmbytjeve katastrofike që goditën të gjithë vendin.

Më herët, presidenti Pendarovski në bisedë me presidenten sllovene Nataša Pirc Musar shprehu keqardhje për Slloveninë dhe gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara nga vërshimet, të cilat ishin të përmasave të mëdha, dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar.

“Sllovenia është një mik i madh i Maqedonisë, shtëpia e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleati ynë në NATO, vend me të cilin ne bashkëpunojmë në disa procese dhe iniciativa dhe synojmë të kemi një të ardhme të përbashkët në kuadër të BE-së.

Shoqëria maqedonase e kujton ndihmën që Sllovenia na ka dhënë në të kaluarën në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë sipas nevojave të shprehura nga pala sllovene në kuadër të mundësive tona”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat