Dogana në Maqedoninë e Veriut konfiskon fletobligacione në vlerë 92 milionë dollarë

Maqedonia

Dogana në Maqedoninë e Veriut konfiskon fletobligacione në vlerë 92 milionë dollarë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se Doganat e Maqedonisë së Veriut kanë konfiskuar fletobligacione në vlerë të 92 milionë dollarëve.

Bogoev tha se janë konfiskuar 184 fletobligacione me vlerë të veçantë nominale prej 500 mijë dollarëve.

“Obligacionet janë gjetur tek një udhëtar, shtetas i Turqisë, i cili ka ardhur me fluturim të rregullt nga Stambolli dhe është përcaktuar për të kaluar në të ashtuquajturin “kanal i gjelbër”, respektivisht se nuk ka mall për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit shtesë të detajuar, tek i njëjti janë gjetur në 4 dosje brenda një çante të zezë”, tha mes tjerash Bogoev.

Ai ka shtuar se personi në fjalë është dënuar nga gjykata e vendit, ndërsa fletobligacionet i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat