Shqiptohen 203 masa në Shkup, 80 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 203 masa në Shkup, 80 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (08.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 203 masa.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 masa.

Nga të cilat 80 masa për tejkalim të shpejtësisë, pesë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar tre masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat