Ndalohet një 20-vjeçar nga Shkupi, transportonte në mënyrë ilegale 10 imigrantë

Maqedonia

Ndalohet një 20-vjeçar nga Shkupi, transportonte në mënyrë ilegale 10 imigrantë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Me datë 08.08.2023 në ora 20:00 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, para hyrjes në Negotinë, zyrtarë policorë nga SPB Negotinë kanë ndaluar O.R.(20) nga Studeniçani i Shkupit, për shkak të dyshimit se ka ka kryer kontrabandë me imigrantë”.

Përkatësisht, rreth orës 15:15 në autostradën A1, në aksin Demir Kapi – Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur “Ostrovë”, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihailovë kanë vërejtur një automjet të pasagjerëve “Volvo” me targa të Shkupit nga një tjetër mjet i cili ishte larguar nga rruga dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranë automjetit janë gjetur 10 imigrantë nga Siria. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policor të Stacionit Policor për Vëzhgim Kufitar Mihajllovë dhe zyrtarët policorë nga SPB Negotinë, pak më vonë është gjetur dhe privuar nga liria vozitësi.

Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa imigrantët janë vendosur në qendrën transitore në Gjevgjeli. Kundër O.R. sot do të ngritet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat