Komunat e Maqedonisë kanë shpenzuar 770 mijë euro për spërkatje kundër mushkonjave

Maqedonia

Komunat e Maqedonisë kanë shpenzuar 770 mijë euro për spërkatje kundër mushkonjave

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Komunat e Maqedonisë së Veriut kanë shpenzuar 770 mijë euro për spërkatje kundër mushkonjave.

Tenderë për spërkatje kundër mushkonjave kanë pasur 39 komuna dhe një rajon malor me 9 komuna. Siç thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare duke u thirrir në hulumtimin e bërë ndaj të dhënave të marrëveshjeve, gjithsej 48 komuna kanë ndërmarrë masa kundër mushkonjave.

Sipas hulumtimit të QKQ, komunat kanë pasur tender për spërkatje nga toka, kurse gjashtë komuna kanë pasur tenderë për spërkatje ajrore, ndërkaq shtetë të tjera, spërkatjet i kanë pasur edhe nga ajri edhe nga toka.

Më së shumti ka shpenzuar Bashkia e Shkupit i cili vjet për trajtim dy vjeçar kundër mushkonjave edhe nga ajri edhe nga toka ka paguar rreth gjysmë milionë euro.

“Çmimi që e paguajnë komunat për këtë shërbim varet nëse spërkatje është me avion ose nga toka, hapësira por edhe numri i trajtimeve për shkak se shumë komuna parashohin disa spërkatje gjatë vitit”, thonë nga QKQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat