Mariçiq: Suksesi qëndron në bashkimin dhe vendosmërinë për anëtarësim në BE, nuk është koha për arsyetime partiake

Maqedonia

Mariçiq: Suksesi qëndron në bashkimin dhe vendosmërinë për anëtarësim në BE, nuk është koha për arsyetime partiake

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 20:24
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq për Manifestin e liderëve të partive politike të përfaqqësuara në Kuvend, ndërkaq lidhur me zhvillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE, konsideron se është edhe një thirrje dhe mundësi për bashkim dhe mënyrë për t’u dëshmuar se partitë politike kanë mision dhe qëllim të njejtë kur bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.

“Manifesti i nënshkruar dhe mbështetur nga të gjitha partitë politike do të jetë dëshmi e fuqishme se të gjithë kemi mision dhe qëllim të njejtë kur është në pyetje e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve. me zë të përbashkët për të ardhmen të nisemi rrugës së transformimit të plotë të shoqërisë së vendit tonë”, shrkuan zëvendëskryeministri në Fejsbuk.

Sipas Mariçiqit, ky moment është historik për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut dhe konsideron se proceset do të fitojnë sukses dhe vlerë nëse i valorizojmë në kohë të duhur.

“Tani nuk është koha për arsyetime politike. Jam i bindur se do të dëshmojmë për përparim të ri të shpejtë drejt BE-së dhe sukses në arritjen e prioriteteve krysesore strategjike dhe interesave nacionale”, thotë Mariçiq.

Në kumtim Mariçiq thekson se ‘ky Manifest jo vetëm që e paraqet angazhimin politikpër BE, por është edhe konfirmim për vendosmërinë tonë nacionale për të ndërtuar të ardhme më të mirë, të bashkuar dhe të ndritshme për Maqedoninë e Veriut’.

Tani është më me rëndësi, siç thotë, të gjithë të qëndrojnë në anën e njejtë dhe me përkushtim dhe unitet të vazhdojnë negociatat me BE-në, duke i lënë anash dallimet politike të demonstrojnë qëllim të sinqertë për anëtarësim në BE.

“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët që i tejkalon kufijtë partiak, individë, deputetë, të gjitha partitë politike ta konfirmojnë qëllimin e sinqertë për BE dhe të punojmë shumë për përmbushjen e aspiratave të popullit tonë dhe për sigurim të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, porositi Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat