Aksident tragjik me humbje jete, raportohet për viktima dhe të plagosur

Maqedonia

Aksident tragjik me humbje jete, raportohet për viktima dhe të plagosur

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Dy persona humbën jetën teksa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një aksident që ndodhi mëngjesin e së enjtes në Maqedoninë e Veriut.

Aksidenti u regjistrua në aksin Prilep-Gradsko dhe në të u përfshinë 4 automjete.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen nga mjetet të viktimave dhe të plagosurve.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit për një aksident në afërsi të Rosomanit ka dalë ndihma urgjencës me tre ekipe. Përfshihen edhe punëtorët që nuk ishin në turn, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi shefi i urgjencës Grkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat