Nëna fut vajzën e saj në bagazhin e automjetit, ka dashur të hyjë në mënyrë ilegale në Maqedoni

Maqedonia

Nëna fut vajzën e saj në bagazhin e automjetit, ka dashur të hyjë në mënyrë ilegale në Maqedoni

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Zyrtarët doganor në vendkalimin kufitar “Mexhitlija” në Maqedoni kanë parandaluar një tentim për hyrje ilegale të një personi nga Afrika Jugore.

“Në vendkalimin kufitar “Mexhitlija” zyrtarët doganorë kanë penguar tentativën për kalim të paligjshëm të një personi të padeklaruar në vend, pasi një nënë nga Republika e Afrikës së Jugut ka tentuar ta transferojë vajzën e saj në bagazhin e një automjeti të marrë me qira me targa Maqedonisë.

Përkatësisht, të hënën, më 7 gusht, në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar me Greqinë në Manastir, shtetasi i Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.L.R. (57), si drejtues i veturës së marrë me qira. Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar për kontroll doganor, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar.

Deklarata e doganierit iu bë e dyshimtë dhe vendosi të kryejë kontroll fizik të automjetit, ku në bagazhin e mjetit gjeti një person të padeklaruar. Nga kontrolli i dokumenteve të udhëtimit u konstatua se ajo është shtetase e Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.D.J. (23).

Për rastin është njoftuar edhe stacioni policor i vendkalimit kufitar “Mexhitlija” dhe rasti është dorëzuar nën kompetencat e tyre për procedurë të mëtejshme”, thonë nga doganat e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat