Aksident në Miravc, lëndohen disa persona

Maqedonia

Aksident në Miravc, lëndohen disa persona

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

MPB ka raportuar se në DPB Vallandovë është raportuar se në rrugën rajonale afër fshatit Marvinci ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave “Pasat” të drejtuar nga D.J.(43) nga Kumanova dhe tjetra me targa serbe e drejtuar nga V.A.(52) nga Republika e Serbisë.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtarja e veturës me targa të Kumanovës, L.J.(62) nga fshati Otoshnicë, Komuna e Rankovcës, e cila është diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli, ndërsa dy bashkudhëtarët e tjerë nga automjeti tjetër S.A.(50) dhe një i mitur, të dy nga Republika e Serbisë, kanë pësuar lëndime fizike.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer policia nga DPB Vallandovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat