Detaje nga aksidenti në Rosoman, viktimat janë nga Prilepi dhe Sveti Nikolla

Maqedonia

Detaje nga aksidenti në Rosoman, viktimat janë nga Prilepi dhe Sveti Nikolla

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër vetura janë përfshirë në aksidentin trafiku ku dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Rosomanit, te vendit të quajtur “Kamen Dol”.

Sipas detajeve nga policia, fillimisht janë përplasur dy vetura dhe më pas një fugon ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen, por vetura e katërt është përplasur me të.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të veturës “Fiat Doblo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.Gj.(55) nga Prilepi dhe veturës “Volkswagen Golf” me targa të Shtipit, i drejtuar nga Lj.S.(61) nga Sveti Nikollë. Pak më vonë në të njëjtin vend vetura “Daevu Matiz” me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.S.(55) nga Sveti Nikolla, ka goditur një furgon “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.I.(52) nga Shkupi i cili paraprakisht ka dalë nga rruga për të shmangur dy veturat që kanë marrë pjesë në aksident”, thonë nga MPB për “Makfax”.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shoferi K.Gj. nga Prilepi dhe bashkudhëtarja nga vetura “Golf”, S.S.(55) nga Sveti Nikolla, si dhe një mjek nga Urgjenca e Kavadarit ka konstatuar vdekjen.

Të lënduarit rëndë janë shoferët Lj.S. dhe S.S., si dhe bashkudhëtarja e automjetit “Matiz”, O.S.(54) nga Sveti Nikolla, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Prokurori publik dhe ekipi policor nga Kavadari kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat