Ndodh e pazakonta, shqiptarja fsheh në bagazh 23-vjeçaren afrikane

Maqedonia

Ndodh e pazakonta, shqiptarja fsheh në bagazh 23-vjeçaren afrikane

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Çudirat e shqiptarëve nuk kanë të mbaruar, pasi një 57-vjeçare shqiptare e Maqedonisë së Veriut ka habitur me gjestin e fundit.

Një vajzë 23 vjeçe nga Afrika e Jugut është gjetur në bagazhin e një makinë që po tentonte të futej në Maqedoninë e Veriut nga Greqia.

Nga Dogana thonë se shoferja 57-vjeçe makinën e kishte marrë me qira.

“Përkatësisht, të hënën, më 7 gusht, në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar me Greqinë, në Manastir, shtetasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me iniciale C.L.R. (57), si drejtuese e veturës së marrë me qira, në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar për kontroll doganor, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar. Deklarata doganierit iu bë e dyshimtë dhe vendosi të kryejë kontroll fizik të mjetit, ku në bagazhin e mjetit gjeti një person të padeklaruar. Nga kontrolli i dokumentit të udhëtimit u konstatua se ajo është shtetase e Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.D.J. (23)”, njoftojnë Doganat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat