OBRM-PDUKM: Letrat me vlerë që i konfiskoi Drejtoria Doganore nuk kanë vlerë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Letrat me vlerë që i konfiskoi Drejtoria Doganore nuk kanë vlerë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:16
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM përmes një komunikate thotë se drejtori i Doganave të Maqedonisë, Stefan Bogoev ka mbajtur konferenca të jashtëzakonshme për shtyp duke treguar konfiskimin e letrave me vlerë që ishin 92 milionë euro, kurse sot, siç thonë nga kjo parti, pas vetëm tre ditëve, mediat publikuan se këto letra nuk kanë vlerë për shkak se kanë afat të skaduar dhe pronari është i ndjerë.

“Në fakt mediat zbuluan se letrat me vlerë me të cilat Bogoev bënte PR kanë vlerë sa ta letrat e banjos. Letrat me vlerë si aksionet, obligacionet, kartëmonedhat janë të dematerializuara, pra janë në formë elektronike”, thonë nga kjo parti./Telegrafi

Ata shtojnë se kjo është bërë që nga viti 2001 me themelimin e Institucionit Qendror Depozitor.

“Kjo tregon amaterizëm dhe paaftësi nga ana e Bogoev”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat