Aksion i përbashkët i policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kapen lënë narkotike me vlerë 200.000 euro

Maqedonia

Aksion i përbashkët i policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kapen lënë narkotike me vlerë 200.000 euro

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me policinë greke, mbrëmjen e djeshme kanë konfiskuar rreth 40 kilogramë marihuanë në vlerë të 200.000 eurove.

Droga po transportohej nga 2 persona dhe ishte e paketuar në valixhe.

“Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale “Jug”, në afërsi të vendit të quajtur “Vrshnik Bara”, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rrethojës me tela, në territorin grek dhe më pas kanë kaluar vetë vijën kufitare. Për shkak të dyshimit se po transportohej marihuanë në thasë, Qendra Rajonale “Jug” në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Trafikimin e Paligjshëm të Drogës, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme, është njoftuar Shërbimi i Anti-drogë me qendër në Kilkis dhe Policia Kufitare greke dhe si rezultat nga veprimet e përbashkëta dhe të koordinuara të punonjësve të policisë nga të dy vendet, në një kohë të shkurtër u gjetën dy thasët me rreth 40 kilogramë marihuanë”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se ky është aksioni i dytë i tillë i përbashkët që nga fillimi i gushtit mes dy forcave policore, ndërsa në të parën u parandalua transporti i 40 kilogramëve marijuanë, si pasojë e informacioneve të shkëmbyera mes Seksionit të Policisë Kriminale për Trafikun e Paligjshëm të Drogës, Qendra Rajonale Jugore dhe Shërbimi për luftën kundër drogës nga qyteti i Kilkeez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat