Alternativa: Politikat e dëmshme të BDI-së po e zbrazin Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Alternativa: Politikat e dëmshme të BDI-së po e zbrazin Maqedoninë e Veriut

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:11
Alternativa

Analiza e fundit e Fondacionit për Demokraci “Westminster” tregon se mes dy regjistrimeve të popullsisë, pra nga viti 2002 deri në vitin 2021, 77.000 të rinj e kanë braktisur vendin. Numri i të rinjve në vend është ulur për 6 për qind dhe rinia tashmë përbën vetëm 18% të popullsisë, ndërsa në regjistrim paraprak përbënte 24 për qind, thonë nga Alternativa.

“Numrat alarmante ne i shohim edhe në praktikë. E dëgjojmë si hall në çdo takim me qytetarë dhe në çdo familje që vizitojmë. Thuajse nuk ka familje shqiptare që nuk ka përcjellë një të ri drejt perëndimit në vitet e fundit. E gjithë kjo për shkak të mungesës së perspektivës në vendin tonë, krizës së thellë ekonomike, nepotizmit dhe partizimit të institucioneve

E gjithë kjo shpërngulje e cila po e zbraz Maqedoninë e Veriut nga shqiptarët e ka një adresë dhe një skenarist: BDI-në dhe Ali Ahmetin. Për dy dekada në pushtet BDI-ja dështoi të krijojë kushte për zhvillim ekonomik të rajoneve të banuara me shqiptarë, dështoi në krijimin e vendeve të punës, në forcimin e arsimit”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Nga atje shtojnë se është dëshmuar se për 20 vjet pushtet BDI-ja ka menduar vetëm për mirëqenien e funksionarëve të saj dhe familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat