Emërtohet rruga "Adem Demaçi" në Çair të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Emërtohet rruga "Adem Demaçi" në Çair të Maqedonisë së Veriut

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 17:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës me ermin “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit, në Maqedoni të Veriut.

Me emërtimin e kësaj rruge, Kurti tha se po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore.

Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se Kurti rikujtoi se si “Adem Demaçi frikësoi dy liderët diktatorë, Josip Broz-Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët ishin kujdesur që para vizitës së tyre në Shkup, 60 vite më parë, ta burgosnin Adem Demaçin”.

“Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, ka thënë Kurti./Kp

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit, Fitore Shahini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kurti do të vizitojë edhe Komunën e Tetovës për të realizuar aktivitetet dhe takimet e parapara në kuadër të kësaj vizite e cila përfundon me manifestimin mirëseardhës në sheshin “Iliria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat