Petrovska: Kryetari i komunës së Zhelinës të mos hesht, të miratojë iniciativën për nëdrtimin e monumenteve

Maqedonia

Petrovska: Kryetari i komunës së Zhelinës të mos hesht, të miratojë iniciativën për nëdrtimin e monumenteve

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 17:35
Sllavjanka Petrovska.

Të mos jetë i urtë kryetari i Komunës së Zhelinës dhe të veprojë me iniciativën e cila është e shkruar qartë dhe lexueshme, ku citohen dispozitat e Ligjit për Monumentet Memoriale, ka thënë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Në kushtet kur godinat e gjysmës së bashkisë janë ndërtime pa leje, ai nuk është shumë i zoti të më japë këshilla ligjore. Më vjen mirë që e inkurajova kryetarin e Butelit pas dy vitesh mandati që të fillojë të mendojë për një monument të tillë dhe e inkurajoj që të veprojë me iniciativën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vend që të bëjë populizëm nga kjo temë.

Këto ditë jam përmbajtur të mos komentoj çdo gjë që është thënë për iniciativat e ndërtimit të monumenteve dhe nuk kam dashur të përfshihem në debate thuajse politike për respektin e sinqertë që kam për veteranët e rënë dhe familjet e tyre.

Në të tre lokacionet do të ketë monumente për të cilat unë kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes. Dorëzimi i iniciativave është vetëm fillimi e jo fundi i procedurës”, shkruan Petrovska në postimin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat