Në qershor në Maqedoni ka pasur 110.319 turistë

Maqedonia

Në qershor në Maqedoni ka pasur 110.319 turistë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Në qershor të këtij viti vendin tonë e kanë vizituar 110.319 turistë, nga të cilët 23.5 për qind janë turistë vendorë dhe 76.5 për qind turistë të huaj.

Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2023 është 225.092, nga të cilat 30.6 për qind janë turistë vendorë dhe 69.4 për qind janë turistë të huaj.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 30.1 për qind, me çka te turistët vendor ka rritje prej 2.8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.8 për qind.

Në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 18.8 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka ulje prej 1.2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 32.9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat