Rritet numri i automjeteve në Bogorodicë për dalje nga shteti

Maqedonia

Rritet numri i automjeteve në Bogorodicë për dalje nga shteti

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Intensiteti i komunikacionit në rrugët rrugore jashtë qendrave të qytetit është rritur, ndërsa për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti në pikën kufitare Tabanoc është rreth një orë, në pikën kufitare Bogorodica për dalje nga shteti rreth 45 minuta është njoftuar LAMM.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e RMV-së nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat