Stoillkovski: Amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë, apelojmë që të mos bëhen kombinime të tjera

Maqedonia

Stoillkovski: Amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë, apelojmë që të mos bëhen kombinime të tjera

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 15:11
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë pritet nga seanca plenare të premten për hapjen e Kushtetutës për pranimin e bullgarëve dhe popujve të tjerë, theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë, pas së cilës hapi tjetër do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së ka më shumë se një vit që është i qartë dhe i padyshimtë, e ai është se nuk do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, pas së cilës apelojmë që të mos bëjnë kombinime të tjera”.

“Do të shihet se nuk kanë legjitimitet për asgjë, dhe i vetmi hap që duhet të pasohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi Stoillkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat