Shilegov: “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë, nacionalizmi strehë e të paaftëve

Maqedonia

Shilegov: “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë, nacionalizmi strehë e të paaftëve

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 18:04
Petre Shilegov

Pas gjithë këtyre, ka reaguar edhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, duke shkruar se rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë në Shkup.

Brigada e Dytë Maqedonase është pjesë e historisë më të ndritur maqedonase. Historia e Luftës nacionalçlirimtare dhe lëvizjes partizane! Kështu ishte, kështu do të mbetet, shkruan Shilegov, duke shtuar se deklaratat populiste nga çdo anë janë rezultat i mungesës totale të informacionit ose manipulimit të ndërgjegjshëm me publikun.

“Nuk ka forcë të tillë që do të më detyronte të heq dorë nga lufta e shenjtë për lirinë kombëtare të popullit maqedonas. Ish-rruga “Lovqenska 9”, quhet “Brigada e Dytë Maqedonase”, thekson Shilegov.

Ai shton se nacionalizmi i çdo lloji është streha e të paaftëve.

Më herët nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka dorëzuar një iniciativë për largimin e emrit të Adem Demaçit nga një rrugë në Çair dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat