MPB: Procedura për kundërvajtje kundër komunave të Çairit dhe Tetovës dhe kryetarëve të tyre

Maqedonia

MPB: Procedura për kundërvajtje kundër komunave të Çairit dhe Tetovës dhe kryetarëve të tyre

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:45
Pamje nga pritja e Albin Kurtit ne Tetove

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kërkesa deri te Gjykatat Themelore kompetente për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj personave juridik Komunës së Çairit dhe Komunës së Tetovës dhe personave përgjegjës në këto subjekte juridike, kryetarët e këtyre komunave V.G. dhe B.K., njoftojnë nga MPB.

“Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në vendin tonë, i kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më 11.8.2023 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup dhe në Sheshin e qytetit në Tetovë, nuk është vepruar sipas ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Domethënë, gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast, nuk është kënduar himni kombëtar dhe nuk është vendosur flamuri kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka është bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj.

Ministria e Brendshme po vijon kërkimet për personin që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në një nga demonstratat dhe pas gjetjes së tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat