Posta në Maqedoni, me pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit

Maqedonia

Posta në Maqedoni, me pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:18
Arbër Xhaferi

Posta e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pullë postare për nder të figurës së Arbër Xhaferit.

Pulla postare vjen në 11-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e mendimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Arbër Xhaferi, i cili ishte edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat