Ministria e Shëndetësisë i analizon mundësitë juridike për të ngritur procedurë kundër ish-ministrit Bekim Sali

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë i analizon mundësitë juridike për të ngritur procedurë kundër ish-ministrit Bekim Sali

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:05
Bekim Sali

Vazhdojnë akuzat mes ish-ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministrit aktual të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Ministria e Shëndetësisë po analizon opsionet ligjore për të nisur procedimin kundër ish-ministrit Sali. Nga atje thonë se Bekim Sali ka gënjyer gjithë opinionin në konferencën për rastin e spitalit modular në Tetovë.

“Bekim Sali ka frikë të thotë se kush është kompania që ka ndërtuar ambulantët modulare? Gjegjësisht, sipas dokumenteve në Ministrinë e Shëndetësisë, gënjeshtër e plotë është ajo që Sali tha në konferencën për shtyp në të cilën pretendoi se ai ndërpreu kontratën me kontraktuesin. Përkundrazi, Sali jo vetëm që nuk ndërpreu kontratën, por mori ambulantët duke miratuar praktikisht pagesën e tyre”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjitha dokumentet që janë dorëzuar deri më tani, i dorëzojnë edhe një herë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Ministrinë e Brendshme.

Nga atje thonë se deri më tani nuk është paguar asnjë qindarkë për spitalet modulare dhe procedura për zgjidhjen e këtij rasti është në Qeveri, siç janë mendimet e prokurorisë, auditimi i brendshëm dhe të gjitha dokumentet mbështetëse. Këto komente dhe deklarata vijnë pas konferencës së djeshme të ish ministrit Bekim Sali i cili hodhi një mal me akuza në adresë të ministrisë së Shëndetësisë me të cilën ka udhëhequr edhe vetë mbi 8 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat