Grkovska: Digjitalizimi i procedurave inspektuese i ul rreziqet nga korrupsioni

Maqedonia

Grkovska: Digjitalizimi i procedurave inspektuese i ul rreziqet nga korrupsioni

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:47
Grkovska

Zv. kryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, sot ka mbajtur mbledhje koordinuese me përfaqësues të të gjitha inspektorateve shtetërore, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetarja e Këshillit Inspektues, Daniella Rendevska.

Siç informojnë nga Qeveria, në takim është biseduar për dinamikën e digjitalizimit të procedurës inspektuese E-Inspektor, përmes të cilës dukshëm mënjanohet faktori subjektiv, ndërsa me këtë edhe ulen rreziqet nga korrupsioni në kontrollet inspektuese.

Zv. kryeministrja Grkovska ka theksuar se është shumë me rëndësi që inspektoratet të cilat ende nuk e kanë digjitalizuar procedurën inspektuese t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të ruhet dinamika e përcaktuar.

Si pengesë më e madhe në punën e përditshme të inspektorateve ishte ndarë mospërputhja e ligjeve të caktuara materiale në bazë të të cilëve veprojnë shërbimet inspektuese me Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese, prej të cilave një pjesë e tyre tashmë një periudhë të gjatë janë në procedurë kuvendore.

Grkovska e ka theksuar rëndësinë e rritjes së transparencës së shërbimeve inspektuese edhe në kuptim të fuqizimit të integritetit të inspektorëve, por edhe si mënyrë që të rritet siguria e tyre në përmbushjen e detyrave të punës.

Për të përmirësuar më tej hapjen e këtyre shërbimeve duke publikuar procesverbalet e mbikëqyrjeve të kryera, u vendos që të konsultohet me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të përcaktuar formën e duhur që do të mundësojë promovimin e transparencës, ndërkohë që nuk do të jetë në kundërshtim me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me drejtorët e inspektorateve shtetërore është biseduar edhe për nevojën e rritjes së koordinimit mes inspektorëve dhe Këshillit Inspektues, me qëllim që të rritet efikasiteti, por edhe cilësia e punës së inspektorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat