Kuvendi i RMV-së nesër fillon seancën për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së nesër fillon seancën për ndryshimet kushtetuese

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 08:54
Kuvendi i RMV-së

Kuvendi nesër edhe zyrtarisht nis me punë me seancën e 123-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është Propozimi për inkuadrim ndaj ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Seanca duhet të fillojë në orën 11 me konstatimin e rendit të ditës, pas së cilës duhet të fillojë kërkimi për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Procedura tashmë ka nisur me faktin se më 25 korrik Komisioni për Çështje Kushtetuese votoi nevojën për ndryshime kushtetuese dhe konkluzionet ia kaloi Kuvendit.

Ndryshimet në Kushtetutë janë shtimi i disa popujve në Preambulë dhe në nenet 49 dhe 78 kur numërohen pjesët e kombeve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës popull boshnjak vendoset presje dhe shtohet: “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat