Siljanovska: Në 15 rekomandimet për negociatat me BE-në nuk është përmendur mungesa e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia

Siljanovska: Në 15 rekomandimet për negociatat me BE-në nuk është përmendur mungesa e bullgarëve në Kushtetutë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:21
Gordana Siljanovska

Gordana Siljanovska në seancën e sotme për ndryshime kushtetuese nga foltorja e Kuvendit tha se do t’i prezantojë qëndrimet e OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të koalicionit, si dhe qëndrimin e saj personal.

Ajo deklaroi se Maqedoni nuk është në dilemë për në “lindje ose perëndim”, por për atë se a do të jetë shteti denjë.

“Një ministër i rilindjes thotë tashmë se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë deri në fund të këtij mandati, jo deri në nëntor. Ku e marrim legjitimitetin për ndryshimet kushtetuese? Nga BE-ja apo nga qytetarët? Cili është qëndrimi i qytetarëve për këtë çështje?”./telegrafi

“Ajo që na kërkohet është kundër vlerave evropiane. Nga viti 2009 kemi marrë 15 pro nga KE dhe PE dhe asnjë herë nuk ka pasur vërejtje për mungesën e bullgarëve në Kushtetutë. Qytetarët duhet të pyeten në zgjedhje, sepse pushteti është plotësisht i delegjitimuar”, tha Siljanovska Davkova.

Fjalimi i Siljanovskës u prit me duartrokitje dhe ovacione nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat