Deputetët e OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i ka 80 vota për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Deputetët e OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i ka 80 vota për ndryshimet kushtetuese

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:11
Deputetët e OBRM-PDUKM

Pas përfundimit të seancës së sotme për ndryshimet kushtetuese, deputetët e partisë opozitare maqedonase kanë dalë në konferencë për shtyp, prej ku thanë se “pushteti nuk i ka 80 vota për të përfunduar këtë proces”.

Koordinatori grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se sot u pa se Qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme për të bërë ndryshimet kushtetuese.

“Pas një viti të tërë të mbjelljes së mjegullës nga qeveria, doli në dritë se nuk kanë shumicë prej dy të tretash në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë, ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese nën diktimin bullgar”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski./telegrafi

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në bazë të imponimit dhe diktimit nga jashtë. Kjo, sipas tij, është nëpërkëmbje e dinjitetit dhe integritetit të shtetit dhe nëpërkëmbje e sovranitetit.

Ai kërkoi që sa më parë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi siç tha, asgjë nuk funksionon në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat