OBRM-PDUKM: Sot Kovaçevski duhej të kërkojë falje për gënjeshtrat se ka shumicë në Kuvend

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Sot Kovaçevski duhej të kërkojë falje për gënjeshtrat se ka shumicë në Kuvend

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Nga OBMR-PDUKM reaguan ndaj konferencës për shtyp të kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke thënë se është i parëndësishëm mendimi i Kovaçevskit për shkak se ai është kryeministër jolegjiti,

“Sot Kovaçevski duhej të kërkojë falje për shkak të gënjeshtrës së thënë për një vjet se ka shumicën dhe se OBRM-PDUKM ka pranuar ndryshimet kushtetuese”, thonë nga kjo partie.

Ata shtojnë se edhe në LSDM mendojnë se propozimi është i dëmshëm dhe se diktati bullgar nuk duhet të kalojë.

Në fund nga partia e Hristijan Mickoskit kërkuan dorëheqje në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat