LSDM: OBRM-PDUKM dëshmoi se është kundër Bashkimit Evropian

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM dëshmoi se është kundër Bashkimit Evropian

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se sot u dëshmua se para koalicionit proevropian e vetmja ideologji e OBRM-PDUKM-së dhe të majtës janë bllokimet dhe vonesat.

“80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë proevropian do ta mbajnë mend dhe nuk do t’ua falin atyre që për asnjë arsye e bllokojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se të gjithë e mbajnë mend kur qeveria e Gruevskit e bllokoi rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe se si Mickoski ka votuar kundër anëtarësimit në NATO.

“Sot e pamë se Mickoski është sikurse Guevski. Dëshiron të na vonojë edhe 11 vite”, thonë nga LSDM duke shtuar se do të bëhen përpjekje maksimale që të heqin bllkimet e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat