Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Dita e sotme do të jetë me diell dhe shumë e ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu.

Nga mesdita do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fortë. UV=7

Në Shkup do të ketë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu.

Pasdite vranësitë do të shtohen dhe në pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat