Varka iu dëmtua nga stuhia dhe u rrezikohej jeta, pamjet kur shpëtohen 5 persona në liqenin e Ohrit

Maqedonia

Varka iu dëmtua nga stuhia dhe u rrezikohej jeta, pamjet kur shpëtohen 5 persona në liqenin e Ohrit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet maqedonase kanë shpëtuar 5 persona të cilët rrezikuan jetën në liqenin e Ohrit.

Drejtuesi i varkës me vela humbi kontrollin dhe varka rrezikohej të mbytej për shkak të stuhisë që kishte përfshirë liqenin pasditen e 19 gushtit 2023. Nga stuhia varka ishte dëmtuar, duke e bërë të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Autoritetet e Ohrit u njoftuan rreth orës 19:00 dhe oficerët e Policisë së Stacionit Policor  të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” dolën menjëherë në terren.

Rreth orës 19:25 kanë gjetur varkën me vela rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë, informojnë autoritetet maqedonase.

55 vjeçari nga Ohri, i cili drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë të transportuar në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë pa lëndime janë transportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat