Policia sanksionoi 276 vozitës në Shkup, 109 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia sanksionoi 276 vozitës në Shkup, 109 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 276 masa, nga të cilat 109 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, katër sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për drejtuesin fillestar…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat