Shpërthen zjarr afër rrugës Shtip-Radovish

Maqedonia

Shpërthen zjarr afër rrugës Shtip-Radovish

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 14:00 në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish afër kilometrit të njëzetë dhe liqenit artificial të Mantovës.

Sipas QKM-së nga zjarri janë përfshirë rreth 15-20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.

Në një pjesë zjarri ka depërtuar në një mal i cili është vështirë i kalueshëm.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat