Aksident në rrugën Veles-Shtip, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Veles-Shtip, lëndohen dy persona

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Dje në ora 18:00 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën kryesore Veles – Shtip, afër fshatit Saramzalino, 51-vjeçari E. P. nga Velesi, duke drejtuar motoçikletën “Kawasaki” me targa të Velesit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, njoftojnë nga MPB.

“Lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri R.S. (39) nga Shkupi, të konstatuar në Ndihmën Urgjente Mjekësore Shën Nikolla”, theksojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet policore nga SPB Shtip.

Ende nuk ka informata për gjendjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat