Mickoski: Nëse vetëm një deputet voton ndryshimet kushtetuese, unë largohem nga politika

Maqedonia

Mickoski: Nëse vetëm një deputet voton ndryshimet kushtetuese, unë largohem nga politika

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:48
Hristijan Mickoski

Në një fjalim sonte në Kërçovë, Hristijan Mickoski tha se nëse një deputet e tradhton besimin dhe voton për amendamentet kushtetuese, atëherë do të largohet përgjithmonë nga politika.

“Pa më pak se një vit kam thënë që nëse vetëm një (i ashtuquajturi deputet) tradhton besimin tim, besimin tuaj, besimin e qytetarëve, unë do të largohem nga politika”.

“Sot do të dëgjoni Kovaçevskin dhe Qeverinë duke thënë se unë po luftoj për vendin tim në selinë e OBRM-PDUKM-së. Unë isha i vetmi që thashë se nëse dikush tradhton besimin tim, unë largohem. Dhe tani kush po lufton për ulësen?”, tha Mickoski.

Partia e tij kërkon vazhdimisht që kryetari i Kuvendit t’i hedh në votim ndryshimet kushtetuese, ndërsa shprehen të bindur se Qeveria nuk i ka 80 votat e nevojshme për ta përfunduar këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat