Zjarr në Komunën e Krivogashtanit, në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i policisë

Maqedonia

Zjarr në Komunën e Krivogashtanit, në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i policisë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka nisur gjatë pasditës së soçme (23.08.2023) rreth orës 14, në komunën e Krivogashtanit, ndërmjet fshatrave të Podvis dhe Godivje.

Po digjet bar dhe bimë tjera me kërcell të ulët.

Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) lajmëroi se në shuarjen e zjarrit ka marrë pjesë zjarrfikës nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Krivogashtani, Prilep dhe Krushevë.

“Një helikopter i policisë është nisur për të shuar zjarrin dhe së shpejti do të fillojë të veprojë”, njofton QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat