Mickoski thirrje për zgjedhje të parakohshme: Çdo vonesë është humbje për Maqedoninë

Maqedonia

Mickoski thirrje për zgjedhje të parakohshme: Çdo vonesë është humbje për Maqedoninë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:25
Hristijan Mickoski

“Duhen duhet të bëhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët do të zgjedhin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend, Angela Aggeler, se qytetarët duhet t’ua bëjnë të ditur politikanët se duan të jenë pjesë e BE-së, Mickoski tha se “absolutisht pajtohet me deklaratën e ambasadores”, raporton telegrafi.

“Qytetarët janë sovran në këtë që i duhen vendit, në zgjedhjet që do të mbaheshin një orë më shpejt, për të thënë – Po për BE-në”.

“OBRM-PDUKM e ka zgjidhjen e vet, ne e kemi thënë publikisht, LSDM-ja e ka zgjidhjen e saj, supozoj se partitë tjera politike do të vijnë në ato zgjedhje me zgjidhjen e tyre. Qytetarët e atyre zgjedhjeve do të votojnë dhe do ta shprehin mendimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo ditë do të thotë më shumë humbje për Maqedoninë”, tha Mickoski gjatë vizitës në Veles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat