Ndalohet një 39-vjeçar nga Gjevgjelia, kërkohej me urdhër qendror

Maqedonia

Ndalohet një 39-vjeçar nga Gjevgjelia, kërkohej me urdhër qendror

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Me datë 23.08.2023 rreth orës 18:00 në zonën e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Seksioni për bastisje kanë ndaluar I.K.(39) nga fshati Moin i Gjevgjelisë.

Ai më herët është dënuar me gjashtë vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe tregti të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu, ku i është dashur të vuajë gati katër vjet nga dënimi.

Personi është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat