QMK: Ende nuk është shuar zjarri në afërsi të fshatit Bllacë

Maqedonia

QMK: Ende nuk është shuar zjarri në afërsi të fshatit Bllacë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:36
Zjarri

Në rajonin e Shkupit, aktiv është një zjarr në rajonin e fshatit Bllacë.

Nga Qendra rajonale për Menaxhimin e Kriza në Shkup njoftojnë se zjarri po vëzhgohet nga punëtorët e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ai gjendet pesë kilometra larg fshatit Bllacë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në ambient ​​të hapur kanë ndodhur 26 zjarre.

Për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, janë angazhuar edhe tre aeroplanë “eir traktor” dhe një helikopter i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat