Marsh në qendër të Shkupit me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës

Maqedonia

Marsh në qendër të Shkupit me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Me ratin të Pavarsisë së Ukrainës ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e Ukrainasve “Lesya Ukrainka” kanë organizuar festë, sot në qendrën e Shkupit ku u mbajt marsh, i cili filloi në parkun “Gruaja Luftëtare” dhe përfundoi para “Ukraine Alley” ku u këndua himni kombëtar i Ukrainës.

Në këtë manifestim folën ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski dhe kryetari i Shoqatës së Ukrainasve “Lesya Ukrainka”, Oleksandr Urbanovich.

Me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës, është organizuar një ekspozitë me vizatime të fëmijëve ukrainas me titull “Fëmijët e Luftës”.

Siç ishte informuar më parë nga Ambasada e Ukrainës, kjo ditë po festohet për të dytin vit radhazi në kushtet e një lufte në shkallë të gjerë mes Rusisë dhe Ukrainës. Trupat ruse filluan një pushtim të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti më 24 shkurt të vitit të kaluar, 2022 që vazhdon ende. Ky sulm është karakterizuar si agresioni më i madh i një shteti kundër një shteti tjetër në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat